Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë sot në qytetin e Korçës.Policia sqaron se viktima është identifikuar si Vangjush P., i cili u gjet i vdekur në lagjen 9 të qytetit.

Dyshohet se viktima ishte përdorues i narkotikëve, pasi në banesën e pabanuar ku u gjet i pajetë, kishte edhe shiringa.

Po ashtu raportohet nga policia se 37-vjeçari ka qenë në burg disa herë.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakHAPJA E NEGOCIATAVE, RAMA: NUK ËSHTË DHURATË NGA BE, MIRËNJOHJE PARAARDHËSVE
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË NJË FAMILJE, BURRI GJEN GRUAN TË VARUR