Të paktën 5 persona janë qëlluar për vdekje me thikë në një shtëpi në New York.
Në shtëpinë në Monsey ishte duke u mbajtur një festë fetare kur sulmuesi hyri brenda.
I dyshuari u largua nga vendngjarja por u arrestua më vonë nga policia.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
Një nga viktimat u qëllua me thikë të paktën gjashtë herë. CBS Neë York raportoi se sulmuesi vrau personat në një festë Hanukkah.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës.
Në shtëpi ishin dhjetra njerëz në momentin e ngjarjes.
Sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes me një makinë por disa dëshmitarë në vendngjarje shënuan targën.
Ai u lokalizua nga policia dhe u vendos në pranga.