Burri i vë flakën vetes në mes të qytetit,vdes ne spital
Pamje horror janë shfaqur para banorëve të Elbasanit pasditen e kësaj të enjteje, kur një burrë është parë në flakë. “Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, afër Kryqëzimit të Luleve, në anë të rrugës, ku një shtetas ka vënë zjarrin vetes me benzinë”,bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia lokale. Kanë qenë persona prezent në zonë në atë moment, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, që kanë shkuar në vendngjarje. Burrit i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është dërguar nga ambulanca në spitalin Kirurgjik Elbasan. Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet në sallën e reanimacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.Disa ore me vone ka Ndërruar jetë në spital personi i cili i vuri flakën vetes me benzinë në Lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.Ai është Elton Hodo, 38 vjeç banues në Elbasan.Shkak dyshohet të ketë qenë depresioni, njofton Policia.Hodo po transportohej për në Tiranë për në mjekim më të specializuar kur ka ndërruar jetë.Raportohet se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Atdhe nga Greqia