BERAT, NË TRUPIN E VIKTIMËS 42-VJEÇARE GJENDEN GJURMË FOSTOKSINE
Krimi ne familje vazhdon te traumatozoje shoqerine shqiptare. Keshtu, mbremjen e kaluar, nje grua 42-vjacare eshte rrahur per vdekje nga bashkeshorti I saj ne Berat.

Sipas policise, autor I ngjarjes eshte 45-vjecari Tomor Zeqo nga Ura Vajgurore. Ai e ka rrahur barbarisht me mjete te forta gruan e tij Mimoza Zeqo, ne banesen e tyre, ndersa rezultatet e autopsies tregojne gjurme te helmit fostoksine ne trupin e viktimes.
Mendohet se gruaja eshte detyruar ta pije fostoksinen nen kercenimin e te shoqit, megjithate, ende nuk dihet nese ka qene dhuna apo fostoksina ajo qe I ka marre jeten 42-vjecares, nene e dy femijeve.
E nderkohe qe mbeten ende te paqarta motivet e ketij krimi, policia ka arrestuar autorin Tomor Zeqo, I cili ishte denuar me pare me dy vjet burg per hedhje granate ne shtepine e vellait te tij.

Artikulli paraprak3 DITË ARMËPUSHIM NË GAZA PAS 2 MIJË VIKTIMASH
Artikulli tjetërSTUDENTËT DO TË SISTEMOHEN NË UNIVERSITETE TJERA