Burri vret gruan, 3 fëmijët dhe vetëdigjet në shtëpi

Mbetjet e pesë personave përfshirë tre fëmijë janë gjetur në një banesë të shkrumbuar në një zonë rurale të Oregonit Perëndimor në Shtetet e Bashkuara. Hetuesit thonë se bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasjes. Autopsia ka treguar se tre fëmijët u qëlluan për vdekje, ndërsa gruaja ka gjithashtu trauma në kokë, ndërsa burri ka vdekur gjithashtu nga një armë zjarri në kokë. Bëhet fjalë për Erin Kroeker, 39-vjeç, dhe Keith Kroeker, 42-vjeç, si fëmijët e tyre, dy djem binjakë 10 vjeçar dhe një vajzë 7 vjeçare. Trupat janë gjetur nën rrënojat e një banese3 të djegur. Zyrtarët thonë se zjarri ka qenë gjithashtu i qëllimshëm. Megjithatë, policia është duke zhvilluar hetimet për të gjetur autorët dhe shkaqet. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në orët e hershme të mëngjesit të së martës kur zjarrfikësit gjetën një shtëpi, një dyqan dhe një garazh të përfshirë nga flakët. Secili prej zjarreve është vendosur veç e veç, çka e bën edhe më komplekse situatën. Rreth 40 hetues kanë zhvilluar kërkime tri ditë në vendin e ngjarjes duke kërkuar midis pirgjeve të mbeturinave. Puna është bërë e vështirë për shkak të së vendit ku ka rënë zjarri, dëmtimit të strukturave dhe temperaturave të ulëta, të cilat shkaktuan ngritjen e ujit të hedhur nga zjarrfikëset.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET DHE MERRET PENG NJË I RI
Artikulli tjetërPOLICIA VRET DY MILITANTË TË ISIS