40-vjecarja Shpresa Shima ishte duke pritur furgonin e arsimtarëve për të shkuar në shkollën 9-vjecare të Bushatit aty ku ajo jepte mësim por

fatkeqësisht një makinë e cila po vinte me shpejtësi nga Shkodra në drejtim të Bushatit e ka përplasur atë duke e hedhur disa metra tutje e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8.30 në qëndër të fshatit Bushat ku mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetësja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, e kagoditur 40-vjecaren Shpresa Shima me profesion mësuese.

Lidhur me ngjarjen një banor i Bushatit i afërm me viktimën tregon se ajo po priste në rrugë furgonin si cdo ditë mirëpo kur ka marrë vesht për vdekjen e saj nuk e ka besuar.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit ka qëndruar në vendin e ngjarjes derisa mbërriti policia e cila ka bërë më pas shoqërimin e saj në në ambientet se Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder për veprime të mëtejshme.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti teksa policia në vendngjarje po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakDITA E 8-të E PROTESTËS, BASHKOHEN EDHE GJIMNAZISTËT
Artikulli tjetërRAMA-STUDENTËVE: EJANI TAKOHEMI NË PARLAMENT