Mes festimeve për Kurban Bajramin, dhjetëra banorë si dhe institucione fetare kanë përgatitur kurbanët dhe pjesën e ushqimeve që ua shpërndajnë njerëzve në nevojë.
Stafi i xhamisë Bushat kishte angazhuar besimtarët për të prerë 25 kurbanë, të cilët do të shpërndaheshin në disa prej shtëpive të zonës. Rituali është kryer edhe në shumë familje të fshatit Trush, ku banorët thonë se një pjesë e madhe e kurbanëve do të shpërndahet për bashkëfshatarët që kanë nevojë. Gjatë këtyre ditëve të Kurban Bajramit, besimtarët kryejnë vizita tek njëri – tjetri si dhe në xhamitë e zonave. E veçanta e kësaj feste është se myslimanët vizitohen dhe marrin urime nga qytetarët e besimeve të tjera fetare.