“Vëllezërit e Nënë Terezës” në Bushat të bashkisë Vau Dejës festuan 8 vjetorin e shenjtërimit të misionares shqiptare Nënë Tereza, emrin e të cilës mban kjo shtëpi e “Misionarëve të Dashurisë” atje. Në këtë institucion trajtohen 33 persona me aftësi të kufizuar. Andre Maria, Rektor i kishës së Bushatit dhe Kolë Shaben përgjegjës i shtëpisë “Vëllezërit e Nënë Terezës” në këtë 8 vjetor të shenjtërimit të saj shprehen se në ditët e sotme vijojmë që të përballemi me shumë probleme sa i përket varfërisë, sëmundjeve dhe braktisjes të të pamundurve.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou tha se të gjithë duhet të ndjekim shembullin e shenjtores “Nënë Tereza”.
Drejtorja e shërbimit social Danjela Jakoja dhe administratori i Bushatit Çesk Suka vlerësojnë misionin në ndihmë të personave me aftësi ndryshe në Bushat.
Shtëpia e “Misionarëve të dashurisë, Vëllezërit Konteplativë Nënë Tereza” vijojnë të jenë prezent në Bushat që prej vitit 1991 duke dhënë ndihmesën e tyre ndaj personave me aftësi ndryshe të kësaj zone.