KRYETARI I KOMUNËS, MBLEDH DREJTORËT E SHKOLLAVE, ANGAZHIM PËR VITIN E RI.
Ne prag te nisjes e vitit te ri shkollor, kryetari i Komunes Bushat, ka zhvilluar nje takim me drejtoret e hkollave te mesme dhe 9-vjecare ne territorin e kesaj komune ne qarkun e Shkodres.
Gjate fjales se tij, kryetari i komunes Zef Hila, shprehu gadishmerine e Komunes se Bushatit per permiresimin e te gjtiha kushteve por edhe zgjidhjen e te gjitha problematikave qe mund te jene prezente prane ambjenteve te shkollave ne kete komune, deri ne nisjen e vitit te ri shkollor i cili do te nise me 15 shtator.
Gjate ketij takimi, drejtoret e isntitucioneve arsimore ne kete komune, kane parashtruar disa prej problematikave te cilat pritet qe ti nenshtrohen zgjidhjeve deri ne nisjen e sezonit te ri arsimor..Në komunën Bushat ka gjithsej 14 kopështe, 11 shkolla të ciklit të ulët (klasa 1-5), 8 shkolla të ciklit të lartë (klasa 6-9) dhe 2 shkolla të mesme.