Kryetari i Bashkisë Vau Dejës në bashkëpunim me shoqatën The Door shpërndanë ndihma për personat me aftësi ndryshe në ambientet e Njësisë Administrative Bushat.

Sipas Kryebashkiakut Zef Hila, kjo është një nga ditët e shumta të kujdesit për personat me aftësi ndryshe dhe familjet në nevojë. Administratori i The Door Kastriot Faci, tha se ndihmat në karroca invaliditeti dhe veshmbathje do të vazhdopjnë në kuadër të bashkëpunimit me bashkinë Vau Dejës. Kjo nisme për shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim në zona tjeëra të bashkisë Vau Dejës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA DYSHIME PËR ‘DIVERSANTË’-LOJTARËVE: MOS FLISNI
Artikulli tjetër“TURIZMI PËR TË GJITHË” NË SHKODËR