HILA: KY ËSHTË VETËM FILLIMI, SË SHPEJTI TË TJERA NDËRHYRJE. Komuna e Bushatit ne bashkepunim edhe me Bordin e Kullimit ne Shkoder ka nisur pastrimin e kanaleve te dyta kulluese ne territorin e saj. Fillimisht ka nisur puna per pastrimin e nje gjatesie prej 3.5 km, fale buxhetit te emergjences se miratuar nga keshilli I Komunes se Bushatit.
Gjate punimeve per pastrimin e ketyre kanaleve, prezent ka qene edhe kryetari I komunes Bushat Zef Hila I cili deklaroi se keto investime do te vijojne edhe ne tjera territore por duhet edhe bashkepunimi I komunitetit per mbrojtjen e ketyre investimeve publike.
Fale kwsaj nderhyrje, prej 3.5 km gjatesi e saj, do te perfitojne me shume se 200 hektar toke bujqesore ne territorin e Komunes se Bushatit te cilat kane qene ne nje situate emergjente sa I takon kanaleve kulluese. Nderkohe qe me buxhetin e ri qe po hartohet ne Komunen Bushat per vitin 2015 ne koordinim edhe me kryetaret e fshatrave po hartohet plani I nderhyrjes edhe ne zona te tjera problematike.