Nxënës të shumtë të fshatit Bushat, kanë mbjellë rreth 1080 fidanë pishe në faqen e malit Zefjanë në qendër të këtij fshati në kuadër të fushatës së pyllëzimit “Oksigjen për Bushatin”. Kjo nisëm e marrë fillimisht nga kryetari I ri I fshatit Ermir Shimaj u mbështet nga banorë të zones, biznese të vogla dhe bashkia Vau Dejës . Kristian Shkreli, nënkryetari I kësaj bashkie, bën të ditur se kjo zonë në Bushat e ka patur të nevojshme pyllëzimin prej 30 vitesh.
Për kryetarin e fshatit Bushat, Ermir Shimaj pyllëzimi I kësaj zone është ndër objektivat kryesore ndërkohë tregon se nisma të tilla ambjentaliste I ka pritur shumë mirë edhe komuniteti.
Me kontributin e banorëve në më pak se 1 muaj është mbledhur fondi për sigurimin e 2000 fidanëve pishë. Kjo fushatë me synim pyllëzimin e hapësirave të përbashkëta në fshatin Bushat është ndër më të rëndësishmet sipas kryetarit të fshatit, ku këto zona pas disa vitesh të mund të shfrytëzohen nga turistët edhe si atraksione turistike duke bërë e bërë fshatin pjesë të guidave në sektorin e turizmit.