38 zjarre kanë përfshirë Shkodrën në vetëm 7 ditë. Shifrat i bën të ditura drejtori i emergjencave në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati.

Aktualisht ka vetëm një vatër zjarri aktive që është tek Maja e Zezë në fshatin Rrjoll të Velipojës ku kërkohet ndërhyrje nga ajri. Emergjencat në Shkodër nuk kanë kapacitetet e duhura ndërsa efektivët e zjarrëfikëses kanë rrezikuar edhe jetën në një rast zjarri në Mali Kolaj në Velipojë. Krahasuar me vitet e kaluara zjarret janë më të pakta në Shkodër por sërish mbeten një shqetësim duke qenë se është një territor i përhapur dhe kryesisht zjarret shkaktohen në zona malore ku ndërhyrja është e vështirë.

Artikulli paraprakJETA E NËNË TEREZËS, DËSHMIA NË KATEDRALEN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHPËRNDAHEN 90% E TEKSTEVE SHKOLLORE