38 zjarre kanë përfshirë Shkodrën në vetëm 7 ditë. Shifrat i bën të ditura drejtori i emergjencave në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati.
Aktualisht ka vetëm një vatër zjarri aktive që është tek Maja e Zezë në fshatin Rrjoll të Velipojës ku kërkohet ndërhyrje nga ajri. Emergjencat në Shkodër nuk kanë kapacitetet e duhura ndërsa efektivët e zjarrëfikëses kanë rrezikuar edhe jetën në një rast zjarri në Mali Kolaj në Velipojë.