Kandidati i PD per bashkine Shkoder Xhemal Bushati ishte i ftuar ne emisionin Studio e Hapur ne Star Plus teksa tregoi arsyet perse ka pranuar te kandidoje por edhe pikat kryesore te programit apo edhe gjerat e para qe do ndryshoje nese do fitoje zgjedhjet e 6 marsit. Kandidati Bushati deklaroi se bashkia Shkoder nuk do jete peng i politikes por do vendoset ne sherbim te qytetareve. Ja intervista e plote:
1. Si po shkojne takimet?

Takimet jane shume dinamike. Ndjej interesin, deshiren dhe mikepritjen. Qytetaret kane nevoje qe tu degjohet zeri i tyre, ti degjohen hallet, problemet dhe te reflektohet me programe dhe ide te qarta per zgjidhjen e tyre.

2. Pse e pranove kandidimin?

E pranova kandidimin, sepse eshte nje pergjegjesi e madhe e cila ka peshen e besimit qe ma jep partia demokratike dhe demokratet, per te perfaqesuar vullnetin e tyre si kandidat ne zgjidhjet e dates 6 Mars. Une jam kandidat i PD dhe eshte nje moment percaktues per mbare qytetin tone, sepse Shkodra eshte me rendesishme se secilido prej nesh dhe sepse besoj se te ardhmen nuk mund ta negociojme. Une e kam pranuar kandidimin sepse kam forcen, energjine, perkushtimin, vendosmerine dhe po kuptoj cdo dite e me shume se kam mbeshtetjen e qytetareve te Shkodres dhe njesive administrative per tia dal kesaj sprove dhe per te fituar zgjedhjet e 6 Marsit.

3. Cilat jane gjerat qe kerkojne qytetaret?

Nga takimet e zhvilluara dere me dere me qytetaret, me bizneset, me te rinjte dhe te rejat kuptoj se ata ndihen te huaj dhe te zhgenjyer ne qytetin e tyre. Ata kerkojne me shume te drejta ne vendimmarrje, kerkojne pune, kerkojne zgjidhje konkrete per largimin e te rinjve, Kerkojne ashtu si te gjithe Shqipetaret siguri per jeten, sherbim me te mire shendetesor, arsimin me cilesor per femijet e tyre, nje qytet me te paster, politika me te drejta ne sherbim te zhvillimit te turizmit, theksojne mungesen e investimeve ne infrastrukture. Te gjitha keto problematika e shqetesime te qytetareve do te reflektohen padyshim ne projektin tim si kryetar i ardhshem i Bashkise Shkoder.

4. A eshte e veshtire ti bindesh qytetaret?

Qytetaret shkodrane jane te mencur dhe ata kane pranuar me mendje dhe zemer te hapur te degjojne jo thjeshte nje program politik, por projektin konkret te Xhemal Bushatit dhe PD per Shkodren tone. Qytetaret shkodran jane te mencur dhe e dine se cdo vote e tyre per Xhemal Bushatin shkon per mireqenien, zhvillimin dhe te ardhmen e tyre.

5. Cilat jane gjerat e para qe do ndryshosh si kryetar i ardhshem i bashkise Shkoder?

Gjerat e para qe do ndryshoj si kryetar i bashkise Shkoder jane problematikat me emergjente: pastrimi i qytetit, permirsimi i infrastruktures, ato gjera qe ndoshta mund te duken te vogla, por qe jane nje shqetesim per qytetaret, shqetesimet qe mi shprehin cdo dite ne takimet e perbashketa.

6. Cilat jane pikat kryesore te programit?

Sistemimi i tregjeve, Komunikim me biznesin, qarkullim rrugor, transparence dhe shume te tjera sepse programi i bashkise ka 28 te tilla. Do te krijojme projekte terheqese per organizatat qeveritare dhe donatoret e huaj.

7. A do dalin 15 muaj per te arritur pritshmerite tuaja?

Sigurisht qe 15 muaj nuk jane mjaftueshem per te zhvilluar projektin dhe buxheti per 2022 eshte i miratuar, por une me shume kujdes, ne bashkepunim me ekspertet me te mire, aty ku eshte mundesia, do te rishikoj buxhetin e 2022 dhe gjate kesaj kohe do te monitoroj, nderkohe do te pergatitemi qe per 2023 te kemi nje buxhet sa me efikas qe t’i sherbeje qytetareve plotesisht dhe kjo do te vi permes degjesave publike dhe kerkesave qe ata do shfaqin.

8. Nje perballje me Bardh Spahine dhe Majlinda Angonin, çfare mendoni per kandidatet e tjere?

Une jam Xhemal Bushati, kandidat i PD dhe ne kete gare kam hyre per te fituar. Une do ta kthej bashkine Shkoder ne sherbim te qytetareve, larg vendimeve dhe ndikimit te politikes.

9. A rrezikon PD te humbase bashkine Shkoder, per shkak te perçarjes?

Partia demokratike eshte sfiduar gjate muajve te fundit ne legjitimitetin e saj, por demokratet do t’i zgjidhin mes vedit problemet e tyre. Zgjedhjet e 6 marsit nuk jane zgjedhje politike, jane zgjedhje per qytetaret e Shkodres, per tu ofruar atyre nje alternative me te mire per te ardhmen e tyre dhe te familjeve te tyre.

10. Cfare mendoni sot per Voltana Ademin?

Voltana Ademi ka patur gjithe mbeshtetjen dhe besimin nga Partia Demokratike dhe qytetaret per te administruar qytetin. Ajo qe eshte e rendesishme ne keto momente eshte mundesia qe ju ofrohet qytetareve shkodrane per te zgjedhur nje kryebashkiak qe merret me punet e Bashkise dhe jo me politike.

11. Pse duhet te votojne qytetaret Xhemal Bushatin me 6 mars?

Ka shume arsye. Sllogani im eshte me dashni per Shkodren, por dashnia per Shkodren vjen permes ndershmerise, perkushtimit dhe dinjitetit. Zgjodha keto te treja duke u bazuar tek numri 3 qe kam ne fleten e votimit. Me kete rast ftoj te gjithe qytetaret e Shkodres dhe te njesive administrative te votojne per Xhemal Bushatin, te votojne numrin 3 ne menyre qe t’i ruajme vlerat dhe dinjitetin e Shkodres.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E PJESSHME TË 6 MARSIT, MAJLINDA ANGONI: JA PRIORITETET PËR RININË SHKODRANE!
Artikulli tjetërFAMA E BROJËS KALON ISHULLIN, PAS KLUBEVE ANGLEZE, DY GJIGANTËT GJERMANË INTERESOHEN PËR YLLIN KUQEZI