Çështja çame, Bushati: Duhet të mbarojë lufta me Greqinë. Pa shfuqizimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë nuk mund të zgjidhet çështja çame.

 Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke replikuar nga salla e Parlamentit me ish-kryeministrin Sali Berisha, tha se trakti i miqësisë midis dy vendeve (2009) është për t’u vlerësuar, por nuk është bazament për të zgjidhur çështjen në fjalë. Kryediplomati deklaroi se është e papranueshme që ligji i luftës nuk është shfuqizuar nga pala greke. Duke iu përgjigjur Berishës, Bushati tha se ai kurrë nuk e ka ngritur këtë çështje. Bushati: Për mua është fyerje ajo që tha Sali Berisha sot këtu që me traktatin e Miqësisë, që për mua është një traktat i mirë, por nuk mund të jetë korniza se si mund të adresohet kjo çështje, u zgjidhka çështja çame. Çështja çame nuk është një çështje pronësore. Ajo është edhe çështje pronësore, por së pari është një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe duhet të adresohet në këtë prizëm. Është një çështje e cila duhet të zgjidhet mbi respektin e dy fqinjëve për njëri-tjetrin. Shteti fqinj i ka kërkuar Shqipërisë për herë të parë në ’75 ndërtimin e varrezave greke për të rënët në Shqipëri. Përgjigja ka qenë: kemi një praktikë në Italinë për kthimin e eshtrave. Unë nuk dua të vendos shenja krahasimi që mund të jenë të ndryshme. Çfarë do të thotë çështja e lirive dhe të drejtave të njeriut? Mundësia për të shkuar në trojet e tyre, tek tokat e të parëve të tyre, për të nderuar të rënët. Për të ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë individuale për të cilat kanë folur gjykatat greke, me përgjegjësinë kolektive që është e papranueshme në shekullin 21. Nuk është një çështje që ka të bëjë me një grup parlamentar, kjo është një çështje kombëtare, çështje që i prek shqiptarët kudo ata jetojnë. Cili është kufizimi që shteti shqiptar u bën shtetasve grekë? Asnjë kufizim! E gjithë dosja jonë avancon me adresimin e një çështje që është e ndërlikuar sepse trazon shpirtra. Nuk është një çështje pronësore që mund të zgjidhet përmes traktatit të miqësisë. Çështjet pronësore kanë të bëjnë edhe me shqiptarë që nuk kanë asnjë lidhje me çamët. Respekti për të rënët. Italia vendosi t’i marrë në tokën e vet. Në vitin 2009, kemi një marrëveshje me shtetin grek të firmosur nga Sali Berisha. Jemi një qeveri që e njohim vijimësinë e shtetit, që respektojmë kontratat e lidhura dhe si të tillë do të mbajmë qëndrimin. Kjo qeveri ka adaptuar një qëndrim të thjeshtë: Duhet të mbarojë lufta midis Greqisë dhe Shqipërisë në mënyrë që të adresojmë çështjet e luftës. Pse nuk dëgjova këtu ish-kryeministrin e Shqipërisë që të kërkonte një obelisk për shqiptarët e vendit të tij. Ne sot këtu pamë një shfaqje të shëmtuar të valëvitjes së flamurit për këtë çështje e megjithatë hilacake. Çfarë u tha këtu? Unë e përbuz çdo lloj rakordimi që mund të kenë bërë segmente të caktuara në Greqi mes partive parlamentare në Shqipëri dhe Agimit të Artë në Greqi, sepse në këtë sallë nuk ka asnjë deputet që të ketë një agjendë e cila bie në kundërshtim me integritetin territorial, që të promovojë retorikë raciste ndaj fqinjëve. Sa më shumë do të punojmë për adresimin e kësaj çështje është një nga prioritetet kryesore të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, e cila kërkon kohën e duhur. Si ka mundësi që Komisioni Evropian konfirmon një qëndrim bazuar mbi letërkëmbimin e qeverisë greke. Unë besoj se është në interesin e Greqisë për ta zgjidhur këtë çështje sepse bëhet fjalë për shtetas grek. Si nuk e dëgjova një herë ku e ka ngritur se nuk e gjej dot në asnjë dokument abrogimin e ligjit të luftës. Dakord, ishte një hap cilësor traktati i miqësisë midis dy vendeve. Origjina cila është shfuqizimi i ligjit të luftës, një luftë që zhvillohej në territorin shqiptar, Greqia e heq ndaj Italisë, agresorit dhe nuk e heq ndaj viktimës, Shqipërisë. Ky është një fakt i papranueshëm për çdo mendje racionale. Këtu janë përqendruar energjitë tona. Duke theksuar se zhvilluar 16 herë takime me zyrtarë të lartë grek, ministri i Jashtëm, theksoi se takimet më të mëdha i ka zhvilluar pikërisht me këtë shtet fqinj. Ai ka theksuar se Greqia është vendi i fundit në BE që ratifikoi marrëdhënien e Stabilizim-Asocimit dhe marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Artikulli paraprakMETA NE KUVEND:NE GREQI NGRITA ÇESHTJEN ÇAME.TE TJERAT JANE SPEKULIME
Artikulli tjetërGARDIANET GREKE QE I SHKATUAN VDEKJEN KARELIT,I SHPETOJNE BURGUT