28 qershori dita kur Shqipëria pret një përgjigje për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian nuk është dita e fundit e takimit me BE.
Dielli do vazhdojë të lind edhe me 29 tha ministri i jashtëm Ditmir Bushati gjatë një bisedë me të rinjtë.
I pranishëm në takim me të rinjtë ishte edhe ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi i cili u shpreh se Shqipëria ka nevojë për më shumë turistë si një potencial i zhvillimit ekonomik ndërsa prezantoi edhe projektin “Smile Albania”
Dy ministrat Bushati dhe Klosi dhanë përgjigje për interesin e të rinjve, studentë në universitetin e Durrësit.