Pas deklaratës së kandidatit për deputet në PD, Helidon Bushati, i cili ka thënë se kësaj here do të votojnë 135 mijë vetë, ka reaguar kandidati për deputet në PS, Ilir Beqaj.
Beqaj shprehet se në 2017-n kanë votuar në qarkun e Shkodrës 112 mijë vetë, ndërsa sipas Helidon Bushatit kësaj here do të votojnë 135 mijë vetë, pra Bushati parashikon që pjesëmarrja në votime do të rritet 20% edhe pse lista e zgjedhësve është shtuar me 3%.
Ilir Beqaj shtoi se në 2017-n Partia Demokratike ka marrë 41 mijë vota, Bushati deklaron që kësaj here do të marrin 65 mijë vota, pra rritja e PD-së do të jetë më shumë se 58%, përveç faktit që kësaj here në Shkodër janë dhe dy forca të reja të mirëfillta të djathta.
“Pra, strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate bazohet në: rritjen e listës së votuesve me 3%, rritjen e pjesëmarrjes së votuesve me 20% dhe rritja e votuesve të PD-s me 58%. Kushdo është në gjëndje t’i bëjë vetë vlerësimet dhe llogaritë sesi Partia Demokratike mund të marrë 7 mandate, kur ajo, edhe 5 mandate, i ka në pikëpyetje”, shkroi kandidati për deputet në PS, Ilir Beqaj në statusin e tij në ‘Facebook’.
POSTIMI I ILIR BEQAJ
Zbulohet strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate në Shkodër.
Mbrëmë në një emision televiziv, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës z. Helidon Bushati deklaroi se: “Lista e zgjedhësve është shtuar”. Në fakt kjo është e vërtetë. Nëse në 2017-n në listën e zgjedhësve kanë qënë 264 mijë vetë, kësaj here janë 272 mijë vetë, pra lista e zgjedhësve është shtuar me 3%. Në 2017-n kanë votuar në qarkun e Shkodrës 112 mijë vetë, sipas zotit Bushati kësaj here do të votojnë 135 mijë vetë, pra zoti Bushati parashikon që pjesëmarrja në votime do të rritet 20% edhe pse lista e zgjedhësve është shtuar me 3%. Mos harrojmë që është po kjo Parti Demokratike që deklaron braktisjen e Shqipërisë nga shqiptarët e sidomos braktisjen apo largimin e qytetarëve të qarkut të Shkodrës nga Shkodra, ndërkohë që në 2017-n Partia Demokratike ka marrë 41 mijë vota, zoti Bushati deklaron që kësaj here do të marrin 65 mijë vota, pra rritja e PD-s do të jetë më shumë se 58%, përveç faktit që kësaj here në Shkodër janë dhe dy forca të reja të mirëfillta të djathta.
Pra, strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate bazohet në: rritjen e listës së votuesve me 3%, rritjen e pjesëmarrjes së votuesve me 20% dhe rritja e votuesve të PD-s me 58%.
Kushdo është në gjëndje t’i bëjë vetë vlerësimet dhe llogaritë sesi Partia Demokratike mund të marrë 7 mandate, kur ajo, edhe 5 mandate, i ka në pikëpyetje!
•