Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur se pavarësisht incidentit në Bularat, me palën greke kanë vazhduar diskutimet, për arritjen e marrëveshjeve që i lehtësojnë jetën qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas.
Gjatë një interpelance me shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali, për shërbimet konsullore, Bushati tha se autoritetet shqitpare janë të vendosur të punojnë me palën greke për të çmontuar të gjitha barrierat që ekzistojnë mes dy vendeve.
Kjo interpelancë ishte e para e zhvilluar me shqiptarët jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij Bushati tha se duhet vullnet politik për ceshtjen e votave të emigrantëve. Nderkohe qe duke u ndalur tek patentat me Greqinë, Bushati tha se pala shqiptare i ka ezauruar të gjitha procedurat.