Deputeti socialist Ditmir Bushati u shpreh sot gjatë fjalës së tij në Kuvend se duke notuar kundër rrymës nuk mund të kesh suksesin që meriton , ndërsa deklaroi se në procesin politik për hapjen e negociatave të gjithë janë të vetëdijshëm se secili mund të lërë edhe karrierën politike. Bushati tha se kushtet e Gjermanisë ndaj Shqipërisë nuk duhet të përdoren për të bërë politikë, por duhen parë si detyra shtëpie
“Qëndrimi i Gjermanisë nuk duhet ta në vijë surprizë. Gjermani është vendi që ka investuar më shumë në Ballkan. Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte, besoj se si shqiptarë të mirë që jemi, duhet të flasim për të rritur standardet në jetën e përditshme.Lufta politike në vend është absurde.
Leksioni numër një që kam nxjerrë për këtë proces, që të përparojmë na duhet një konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës ti nuk ke suksesin që kërkon. Prandaj kam propozuar një pakt për Evropës, nuk diskutohet se barrën kryesore e ka qeveria, por jo vetëm. Reforma zgjedhore është një vit e gjysmë që është në tryezën zgjedhore.
Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen e fëmijëve tanë. Duke qenë të vetëdijshëm, që secili prej nesh mund të lë karrierën politike në këtë vend. Duhet gëzuar për reformat që i duhen këtij vendit. Çështje kryesore në këtë themel është : ku jemi ne? Ikën 30 vite. Jemi vendi që nuk na janë ndarë për 30 vjet, çështjet e reformës zgjedhore dhe asaj të reformës në drejtësi.
Një student sot pyet pse është ndryshe nga një moshatar i Bullgarisë. Sot duhet ta adresojmë barazinë mes qytetarëve, duke shtruar themelet e përbashkët të kësaj shtëpie, u shpreh Bushati.