inistri i Jashtëm Ditmir Bushati ka uruar Presidentin e ri të Francës Emmanuel Macron për fitoren e arritur përballë rivales, Marine Le Pen.
Në postim në Fb Bushati shkruan se ky është lajmi i mirë edhe për Shqipërinë. “Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.”- shkruan Bushati.