I deleguari në Shkodër i PS Ditmir Bushati i ka kthyer përgjigje deputetes Mimoza Hafizi duke thënë se hapat në procesin e zgjedhjeve në PS duhet të ndiqen me radhë duke tejkaluar atë që deputetja Hafizi e quajti një rebus të çuditshëm, zgjedhjen e delegatëve dhe jo të kryetarit të PS.
Hapi i radhës tha Bushati pas votimit për delegatët do të jetë për kryetarët e partive në 61 bashkitë e vendit. Pas kryetarëve në rrethe do të zgjidhen strukturat e tjera të PS në Tiranë por duke anashkaluar një qëndrim të tij nëse duhet votuar apo jo për kryetarin e PS duke qenë se kreu në detyrë Edi Rama nuk e dëshiron një gjë të tillë. Bushati e mbyll me një urim për zyrat e reja të socialistëve në Shkodër.