Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është acaruar jo pak kur qeset me miell dhe sendet e forta si shishet e ujit, të hedhura nga deputetët e opozitës drejt Ramës, kanë prekur edhe atë.

Në këtë moment tensioni ai zbraz shishen e ujit në drejtim të deputetëve të PD dhe LSI, të cilët mbanin të bllokuar foltoren e Kuvendit.

Siç duket edhe nga pamjet, Rama ka reaguar ndaj ministrit duke i kërkuar që të ruajë qetësinë. Ndërsa opozita, pas përjashtimit të Flamur Nokës, Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit, kërkon të njëjtën masë edhe për Ditmir Bushatin.

Artikulli paraprakINCIDENTET NË KUVEND, BALLA: DHUNA NGA DEPUTETET GRA, KOORDINATORI BERISHA
Artikulli tjetërPËRPLASJA ME LLALLËN, AMBASADORI LU TAKON PRESIDENTIN META