Përplasjet mes qeverisë dhe bashkisë së Shkodrës ka qënë të shumta kryesisht për objekte identifikuese për qytetin siç janë Ura e Vjetër e Bunës apo teatri “Migjeni”.

Në takimin me anëtarët dhe simpatizantët socialistë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se pas punimeve të kryera ka një tjetër projekt konkret për këtë tempull të artit. Duke thumbuar edhe drejtuesit e tij, se teatri nuk duhet të përzihet me politike, ai bëri ironi edhe zëvëndësminsitren e re duke e quajtur “politeknike”.

Punimet e fazës së parë në teatër kanë përfshirë rrjeti elektrik i cili ishte i amortizuar, çatinë dhe ambjentet e brendshme. Problematike e ngritur shpeshherë edhe nga drejtorja e teatrit rita Gjeka, mbetet skena dhe pjesa e karrigeve dhe po ashtu edhe sistemi i kondicionimit. Ministri Bushati nuk sqaroi më shumë së për çfarë projekti bëhtet fjalë, por shpresohet që kjo simbol i kulutrës shqiptare të restaurohet plotësisht.

Artikulli paraprakGJYKATA SUPREME VENDOS 21 MUAJ BURG PËR LIONEL MESSIN
Artikulli tjetërMURIQAN, NIS TË SHTOHEN HYRJE-DALJET E SHTETASVE