Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Kretë për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe. Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

Artikulli paraprakZBULOHET PROJEKTI I RI I QEVERISË “RAMA” PËR QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërTAKIM I GJATË BASHA-HAHN NË ZYRËN E KREUT TË PD-SË