Njësia Administrative e Bushatit në Bashkinë Vau Dejës është kthyer në kantier ndërtimi.
Pas inspektimit në rrugën e xhamisë së Bushatit e cila i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, në Bushat është në fazën përfundimtare edhe rruga e Varrezave të fshatit dhe rruga në lagjen Shimaj.
Për të parë nga afër punimet dhe kryerjen e këtij invstimi ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila i cili është shprehur se keto investimi vijnë si një detyrim ndaj qytetarëve.
Kreu i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, tashmë po kthen në realitet premtimet e kryera në fushatën elektorale, duke kryer të gjitha premtimet ndaj komunitetit, qofte me investimet në infrastrukture, shendetesi arsim, dhe shërbimet publike ndaj banorëve të kësaj zone.