Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një takim të zhvilluar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, iu është përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me afatet për marrëveshjen me Greqinë.

Bushati nuk ka dhënë datë të saktë për përfundimin e marrëveshjes por ka thënë se ajo do jetë e drejtë për të dyja palët.

I pyetur nëse i trembet thënies së Ramës që do shqyrtojë performancat e ministrive, ai tha se në çdo vend të botës kjo është një e drejtë ekskluzive e Kryeministrit.

Artikulli paraprakBECI HEDH POSHTË PRETENDIMET E PRENÇIT!
Artikulli tjetërSHKODËR, PLAGOSET ME ARMË ZJARRI BIZNESMENI