Koordinatori per Qarkun e Shkodres ne Partine Socialiste, Ditmir Bushati, ka mbledhur gjate kesaj te shtune strukturat e kesaj force politike, ku jane diskutuar ndryshimet ne organizimin e struktures se kesaj force politike.
Ne kete takim kane qene prezent te gjithe drejtuesit e organizatave dhe drejtues te institucioneve ne Shkoder, ku burime prane kesaj mbledhje bejne me dije se ne fokus te diskutimeve ka qene edhe ecuria e disa institucioneve.
Nje nga pikat e mbledhjes ka qene edhe punesimi i militanteve te Partise Socialiste, vende pune te premtuara nga socialistet gjate fushates elektorale, por edhe pse kane kaluar me shume se 6 muaj nga perfundimi i zgjedhjeve elektorale, ende shume persona jane pezull ne emerimet ne pozicionet e punes.
Nje nga porosite e Koordinatatorit te PS Shkoder, Ditmir Bushati ka qene skanimi i te gjithe punonjesve qe jane aktaulisht ne pune ne institicionet shteterore ne Shkoder, largimi i militanteve te LSI nga pozicionet ku ato ende jane ne pune, si dhe zevendesimi i tyre me anetare te Partise Socialiste.
Bushati gjate ketij takimi ka kerkuar nga drejtuesit e PS Shkoder qe te jene me afer banoreve, ti takojne, ti degjojne dhe te zgjidhin cdo problem qe ato kane dhe te mos sorollaten sa ne nje institucion ne nje tjeter.
Ajo cfare u vu re gjate kesaj mbledhje ka qene serish, mungesa e Zv/Kryeministres Senida Mesi ne kete takim, te anetaresise se PS, edhe pse eshte nr.2 i qeverise dhe deputete e Partise Socialiste te Shkodres.