Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj nuk i kanë mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Debati mes tyre ka nisur pas fjalës në Kuvend të deputetit, i cili kërkoi të mbahej një minutë heshtje për nipin e Dom Nikoll Kaçorrit.

Por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer Bushatit, i cili nëpërmjet një mesazhi në “whats up” i ka kërkuar që të mos flasë për të parët e tij, madje i ka kërkuar edhe t’i fshijë numrin nga telefoni.

Mirëpo Ndocaj i është kthyer ashpër ministrit, duke e quajtur atë “injorant”, madje duke i përmendur edhe të atin. Deputeti i ka kërkuar Bushatit të japë dorëheqjen pa e fshirë akoma numrin, ashtu siç i kërkoi ai.

Artikulli paraprakÇ’PO NDODH NË GRUDË TË RE?, QYTETARJA: E PAMUNDUR TË JETOHET KËTU
Artikulli tjetërBERISHA THUMBON EDI RAMËN: GËZUAR 1 PRILLIN