Në vazhdën e takimeve që po bën me të gjitha grupet e interesit, duke dëgjuar zërin e tyre dhe problematikat që ato hasin, kandidati i PD për bashkinë Shkoder, Xhemal Bushati zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me operatorët turistik.
Shkodra me potencialet që ka duhet të jetë në majat e turizmit shqiptar, prandaj do të punojmë sëbashku për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet tona, që nga ky sektor të ndihmojnë ekonominë dhe zhvillimin e Shkodres deklaroi ai.