Humbja e mundësisë për hapjen e negociatave do të sjellë rryma destabilizuese në vendin tonë, rajon dhe BE.
Kështu tha ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në Kuvend gjatë prezantimit të raportit të Këshillit të ministrave “Mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2018”
Ditmir Bushati: Kur flitet për shqiptarët dhe krimin e lidhur në Europë nuk jemi ne këtu në këtë sallë që ndikohemi drejtpërdrejt nga perceptimet negative, por gjithë shqiptarët jashtë kësaj salle dhe gjithë shqiptarët në rajon.
Vendimi pozitiv për çelejen e negociatave për Shqipërinë është një lajm i mirë për gjithë rajonin dhe humbja e këtij rasti do të na ekspozonte ne, rajonin dhe vetë BE ndaj rrymave destabilizuese dhe të pasigurisë.