Shpërndarja e librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën ka nisur dhe në qarkun e Shkodrës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte familjet e Orit, Eldës, Roalbit dhe Anës për t’u dorëzuar personalisht librat, duke i uruar për një vit të mbarë shkollor.

Në një bashkëbisedim me fëmijët ministri u shpreh se “edukimi në dije bën diferencën e shoqërive të zhvilluara”. Për këtë arsye, vijoi ai, kjo nismë është vetëm fillimi pasi ajo do të shtrihet edhe më tej.

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike që ndjekin klasën e 5-të e lart.

Në këtë program përfshihen 125 mijë fëmijë të klasave 1-4, si dhe 70 mijë fëmijë të të gjitha klasave, që përfitojnë si pjesëtarë të familjeve në nevojë.

 

Artikulli paraprakDEPUTETI HARUSHA: BASHKIA SHKODËR TË NDËRHYJË NË SHKOLLA
Artikulli tjetërFILLOJNË PUNIMET PËR RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLAVE