Bushati në Bruksel:2018 vendimtare për rrugëtimin evropian të Shqipërisë
Ministri Ditmir Bushati ishte i pranishëm sot në Bruksel, në një takim me Presidentin e Parë të Komisionit Evropian Frans Timmermans dhe me Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Qyetetarinë, Dimitris Avramolupos. Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria jonë për plotësimin e pesë përparësive kyç.
Sipas Bushatit, duke pasur parasysh progresin e bërë, Qeveria shqipater pret që viti 2018 të jetë vendimtarë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ministri Bushati theksoi edhe njëherë vullnetin politik dhe angazhimin e qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit. Nga ana tjetër Komisioneri Avramopoulos vlerësoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.