Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët, foli mbi performancat e drejtuesve të qarqeve.
Ai tha se nuk është risi që Ruçi, Klosi apo Balla sigurojnë mjaftueshëm mandate deputësh, por ata sipas tij, zhvillojnë takime me qytetarët dhe janë në dispozicion të problemeve të tyre.
“Bejlerë dhe agallarë socialistë nuk bëhet fjalë. Kanë qenë shumë dhe ka qenë ky problem për PS, lija në kurriz të gjitha atij të parit, vetë shih pjesën tënde dhe të tjerat le t’i mbajë ky. Unë i mbaj sepse kjo është detyra ime dhe pasioni im. Ka deputetë të cilët nuk janë kategoria e atyre që bëjnë këtë pjesë, por bëjnë një pjesë tjetër pa të cilët nuk do të ishin. Pa Pualin Sterkën në Shkodër, Bushati si drejtues nuk merrte dot dy deputetë. Ai rri me njerëzit në çdo moment, spitale dhe si ai ka shumë. Kush i bën të dyja është i nderuar. Çfarë ka më pak Bledi Klosi, nuk di të bëj debate, është i pesti sot në Berat, sepse ka punuar shumë me njerëzit dhe ne sot synojmë pesë prej atij njeriu. Damian Gjiknuri, si i merr rezultatet me fantazitë e tyre. Gramoz Ruci është njeriu që mund të thotë po rri këtu, ma bini rezultatin dhe e kemi për detyrë. Është njeriu që ka numrin më të madh të telefonave të njerëzve në telefon, ai të hap telefonin në 2 të natës, historikisht. Si shkohet në Fier dhe merr 10 deputetë, sepse heq kravatën dhe është fshat më fshat, jo për fushatë por sistematikisht zgjidh hallet e njerëzve. Taluant balla atje, si do marrim 9 në Elbasan, ku në 2017 morëm 7. Në atë formë ku Librazhdi ishte rrotë më rrotë, e kemi bërë sikur të jetë sheshi kuq. Shkoni në Librazhd dhe më thoni një person që se ka takuar njëherë Tulant Ballën. Kjo është partia, të gjitha të tjerat janë estrada për argëtim”, tha Rama.