Fushata e anëtarësimeve të reja e gjeti ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz.
Bushati i falenderoi të rinjtë që u bashkuan me PS si dhe nënvizoi se kjo parti nuk ka kohë për të humbur me opozitën, por duhet të jetë e fokusuar tek njerëzit.
Opozita, PD dhe LSI kanë qenë të përqëndruar në një fushatë se kush ta bëjë sa më shumë pis Shqipërinë, jetën publike me lloj-lloj telenovelash tha Bushati.
Ndërkohë ministri Bushati nënvizoi se Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz nën drejtimin e Partisë Socialiste kanë transformuar rrënjësisht jetën e banorëve përmes investimeve të rëndësishme të kryera në këto dy bashki.
“Partia Socialiste e hapur për ty”, vijon anëtarësimet në të gjitha qarqet e vendit.