“Takimet e Edi Ramës me Ilir Metën janë si takimet e mia me strukturat e partisë socialiste në Shkodër”.

Kjo është përgjigja e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati lidhur me luhatjet e ditëve të fundit në koalicionin PS-LSI. I pyetur nëse rrezikon koalicioni PS-LSI për një çarje mes tyre dhe se a mundet PS të fitojë e vetme zgjedhjet, Bushati u shpreh se kontrata është me qytetarët ndërsa partia socialiste është forca politike më e madhe në vend. Për deklaratën e deputetit të LSI Vangjel Tavo në mediat greke se policia shqiptare mbron bandat dhe krimin, ministri Bushati la të kuptohej se janë të pa vend. Një përgjigje dha edhe për mitropolitin malazez Amfilohije Radoviç duke thënë se askush s’mund ta deformojë historinë duke hedhur poshtë qëndrimet e tij se malazezët kanë çliruar Shkodrën. Deklaratat ministri Bushati i bëri pas një takimi me strukturat e partisë socialiste të Shkodrës si i deleguar i qendrës.

Artikulli paraprakFATURAT E OSHEE, QYTETARËT DYNDEN NË ANKESA
Artikulli tjetër“DUKE IMAGJINUAR DY RRUGËT E IDROMENOS”