Emergjencat Civile në bashkinë Shkodër kanë përballuar stuhinë dhe reshjet e dendura të shiut që përfshinë Shkodrën.
Shefi i emergjencave Ridvan Bushati thotë se nuk ka patur dëme të konsiderueshme. Akuzave të shefit të emergjencave në prefekturë Pëllumb Dani se strukturat e reja të ngritura pranë bashkive nuk janë efiçente, Bushati i ktheu përgjigje duke thënë se nuk është e vërtetë. Sipas Bushatit Dani mund të ketë probleme me prefektin sepse ky i fundit informohet thuajse për çdo rast. Duke qenë se vjeshta dhe dimri janë para ku priten edhe reshje shiu kërkohet një mobilizim i të gjithë institucioneve si e vetmja mënyrë për të përballuar rastet e vështira.