Qeveria e ka harruar plotesisht Sherbimin Zjarrfikes per sa i perket dhenies se fondeve.
Eshte drejtori i ketij institucioni ne Shkoder Ridvan Bushati qe ben te ditur nje fakt te tille teksa thekson qe jo vetem nuk jane rritur me 2% fondet per kete vit ashtu sic e percakton ligji por madje nuk eshte miratuar as rritja e personelit, mjaft i nevojshem per kete sherbim. Gjithashtu problem per sherbimin zjarrfikes ne Shkoder vijon te mbeten rruget e ngushta dhe mos funksionimi i hidranteve te pallateve. Sherbimi Zjarrfikes i qytetit te Shkodres ka nevoje emergjente per permiresimin e logjistikes.