Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të miratojë reformën në drejtësi dhe jo ta bllokojë atë siç po bën partia demokratike.
Ky është mesazhi i ministrit të jashtëm Ditmir Bushati pas vizitës së tij në Uashington. PD thotë ministri Bushati po bën rezistencë kundër reformës në drejtësi ndërsa opozitën e cilëson si robër të Vettingut.
Për ministrin Bushati tashmë kohët e kaosit kanë marrë fund. Presidenti i ardhshëm pritet të jetë mbi palët politike. PS dhe LSI tha ministri Bushati nuk mund të paragjykohen nëse garojnë në koalicion apo veçmas në zgjedhjet e 18 qershorit.