“Shqipëria është në rrugën e duhur”. Kështu shprehet ministri i jashtëm Ditmir Bushati, njëkohësh edhe i deleguari i PS në procesin e riorganizimit të socialistëve në Shkodër i pyetur për shtimin e antarsisë në këtë forcë politike siç kërkon kreu i saj Edi Rama.

Bushati konfirmimin e tij të deritanishëm në qarqe politike si kryesues i listës së kandidatëve për deputet të PS për Shkodrën kërkon t’ia lërë kohës. I deleguari i PS foli edhe për procesin e zgjedhjeve për kryetar të PS në Shkodër ku u zgjodh Arvit Osja. Ditmir Bushati udhëhoqi procesin e riorganizimit të socialistëve në Shkodër deri në votimin për kryetar ku asambleja votoi kandidaturën e vetme që ishte Arvit Osja. Pas këtij momenti pritet që Bushati të kryesojë edhe listën e kandidatëve të deputetëve të PS në 2017-ën.

Artikulli paraprak“HAPËSIRA SHKODRANE NË NJË FJALOR ENCIKLOPEDIK” NGA ZENEPE DIBRA
Artikulli tjetërARTIZANATI NË “ZOGAJ”, TRADITA QË PO TRASHËGOHET TEK BREZAT E RINJ