Ministri i Jashtëm është takuar me sekretarin e ri të shtetit Amerikan, Mike Pompeo.
Bushati dhe Pompeo kanë zhvilluar bisedën e parë gjatë një takimi në selinë e NATO-s.
Gjatë bisedës Bushati i ka uruar sekretarit amerikan fat edhe suksese në detyrën e re.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm me anë të një postimi në Instagram.
Mike Pompeo është zgjedhur një ditë më parë si sekretari i ri i SHBA nga Senati Amerikan.