Deputeti Helidon Bushati propozon që të ketë një Kuvend pajtimi për bashkimin e demokratëve. Bushati propozon që të bëhet hap pas dhe të gjithë të mbështesin të rinjtë që do marrin përsipër ringritjen e PD.

“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhë Partisë Demokratike në këto momente eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne”, tha Helidon Bushati.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KRYESISË/ TABAKU NUK PRANON ROLIN E KRYETARES SË KOMANDUAR TË PD
Artikulli tjetërPREISDENTJA E KE REAGON PAS SULMIT RUS, VON DER LEYEN