Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati akuzoi nga Shkodra partinë demokratike për bllokimin që i ka bërë ligjit të Vettingut duke thënë se po pengon hapjen e negociatave me BE duke u bërë njësh sindikatën e padrejtësisë.

Sipas ministrit Bushati është Shqipëria që ka në dorë datën për hapjen e negociatave duke thënë se jemi peng i vetevetes dhe se Komisioni Europian është gati kur të jetë gati Shqipëria me ligjin e Vettingut. Progresi që lidhet me zbatimin e 5 prioriteteve kyçe është thelbësor jo vetëm për antarësimin në BE por edhe transformimin e Shqipërisë. Komisioni i Venecias solli opinionin e saj për ligjin e Vettingut duke i thënë gjykataës kushtetuese se nuk ka asnjë shkelje duke bërë që trupa diplomatike të kërkojë kalimin e këtij ligji që është kushti kryesor për hapjen e negociatave me BE.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, POSTRIBA DREJT MBYLLJES SË APLIKIMEVE
Artikulli tjetërPS DEBATE PËR ZGJEDHJEN E KRYETARES SË GRUAS