Vizita ne Amerike: Mesazhi i dhene nga zyrtaret amerikane ishte i qarte, si per futjen ne zgjedhje dhe per perfundimin e resofrmes ne drejtesi.
Eshte nje investim politik, teknik dhe financiar i qarte i BE-se dhe i SHBA-ve i cili gjithashtu gjene dhe mbeshtetjen e qytetareve shqiptare. Lulezim Basha ka zgjedhur qe te beje diversion me BE-ne dhe SHBA-te, ndonese BE, Gjermania dhe ShBA-te kane folur qarte dhe qytetaret shqiptar presin qe PD te jete prezent ne 18 qershor duke shpalosur alternativen e tyre. PD ka 3 vjet qe kerkon zgjedhje te parakohshme dhe tani qe u dekretua data nga presidenti duan shtyrje te tyre.
Protesta e opozites:
Lulezim Basha ka zgjedhur rrugen e paligjshmerise, ndonese eshte partia qe lindi si forca e ndryshimit dhe e shpreses ne kete vend, sot ka zgjedhur qe ta coj veten ne vetvrasje politike. Ne jemi te vendosur qe te cojme reformen ne drejtesi deri ne fund, per besimin qe na kane dhene qytetareve tek dhe nevojen per te kthyer besimin e qytetareve tek shteti i se drejtes dhe nstitucionet.
Per zgjdhjen e Presidentit:
Ne kemi leshuar drejt opozites nje kerkes per dialog, per permiresim te infrastruktures zgjedhore sipas rekomandimeve te osbe odhir. Sa i perket zgjedhjes se presidentit duam dhe jemi te gatshem ti ofrojme vendit nje president te te gjitheve edhe pse i kemi mundesite per ta zgjedhur si koalicion. Zgjedhjet jane nje date kushtetuese ku qytetaret vendosin per fatet e tyre, partite politike jane instrumenta ku qytetaret kanalizojne bindjet e atyre. Ne nuk e zgjedhim kundeshtrain politik, por PD po kerkon qe te zgjedh kundershtarin politik.
Palet duhet te punojne deri ne fund per mekanizem zgjedhor garantues dhe ne jemi te vendosur per kete. Afati kushtetues eshte tager kushtetues dhe asnje nuk del mbi kushtetuten. Per reformen ne drejtesi e kane tendence per ta bllokuara ata qe i ka zene frika nga drejtesia. Kjo reforme nuk eshte nje proces qe do zevendesoj disa gjyqtar me disa te tjere. Koha per kaos ne kete vend ka mbaruar. Para se te flitet per rrezikun euro-amerikan per Shqiperine, qe eshte tashme nje manual i SHQUP, i bej thirrje opozites te behet pjese e zgjedhjeve ne 18 qershor.
Do shkoni ne zgjedhje me aleatin?
Gjithcka do behet me parimet ligjore dhe afatet e percaktuara, por ne po i japim nje mundesi dialogut. Javes tjeter do vijne ne Tr negociatoret per zgjidhjen e krizes dhe ne kemi vullnetin per dialog. Ju siguroj se PS do vijoj te jete forca e madhe politike e zgjedhjeve te 18 qershorit.