
Në një deklaratë për media, përfaqësuesi i grupit nismëtar për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, Fran Dashi ka njoftuar se edhe pse busti tashmë është ndërtuar, bashkia Shkodër ende nuk ka caktuar vendin e vendosjes së tij.
Grupi nismëtar për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa për caktimin e vendit të vendosjes së bustit , do të organizojnë një manifestim para bashkisë Shkodër.
Pas shumë kërkesave të ngritura nga banorët, pritet të merret një vendim përfundimtar nga bashkia Shkodër për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit.