Butrint, lokal në zonën arkeologjike. drejtoresha e Monumenteve: Po, e dhamë lejen

Thellohet skandali për ndërtimin në Parkun Arkeologjik të Butrintit në Sarandë. Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani pohon se leja për ndërtimin në Butrint është dhënë nga ky institucion. Dollani: Po, dhamë leje, s’ka gjë të çuditshme Ajo nuk pranon të japë një intervistë të zgjeruar, por e telefonuar nga Report TV ka pohuar se “Leja është dhënë, dhe behet fjalë për rikonstruktimin e një ndërtimi të mëparshëm dhe që pastaj është rehabilitimi i një strukture ekzistuese që edhe më parë është përdorur për këtë qëllim. Nuk ka asnjë gjë të çuditshme” shprehet Arta Dollani. Ndërtimi në Parkun Arkeologjik të Butrintit po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi.

Artikulli paraprakBASHA: PD ME PLATFORMË KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR. EDI RAMA NUK E LUFTON DOT
Artikulli tjetërNË PRANGA 31-VJEÇARI NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE