RAMA: KRENAR PËR ARRITJET E VITIT TË PARË QEVERISËS. Parlamenti pritet të miratojë nesër në seancë plenare pr/buxhetin 2015 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 17:00, ndërsa opozita nuk do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit, duke bërë që miratimi në parim i ligjeve më të rëndësishme të financave publike, të bëhet vetëm nga deputetët e mazhorancës. Këta të fundit pritet të shprehen për buxhetin dhe paketën fiskale, ku do të sugjerojnë edhe ndryshime, siç është rrëzimi i propozimit të Ministrisë së Financave për heqjen e akcizës së pijeve energjike, që do të kërkohet nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë. Pr/buxheti 2015 parashikon rritje të ndjeshme të të ardhurave, me rreth 49 miliardë lekë, një rritje modeste të shpenzimeve dhe ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik deri në 70.6% të GDP-së. Një angazhim ky i marrë përpara FMN-së, me qëllim konsolidimin e financave publike. 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shprehet krenar për arritjet e vitit të parë të qeverisjes. “Nesër diskutojmë buxhetin e ri; krenarë për arritjet e vitit të parë e ambiciozë për një tjetër vit domethënës në rrugën e Rilindjes që duam”- shkruan kryeministri.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PËRFSHIN ITALINË, SHËNOHEN VIKTIMA
Artikulli tjetërPUKË, NGRIHEN LLOGARITË FINANCIARE