Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes se të Dhënave Personale kërkon ndëshkimin e personave përgjegjës që miratuan buxhetin e vitit 2017 në bashkinë e Shkodrës, pa kryer më parë konsultimet publike.

Ankesa për këtë çeshtje u bë nga shoqata “Intelektualët e rinj, shpresë”, lidhur me cënimin e të drejtës për njoftimin dhe konsultimin publik për buxhetin e vitit 2017 dhe planin buxhetor afatmesëm 2018-2019 të bashkisë së Shkodrës. Sipas komisionerit, konsultimet për buxhetin 2017 në Bashkinë Shkodër nuk janë zhvilluar në formën e kërkuar nga ligji.

Sipas vendimit, projektakti është njoftuar i miratuar dhe i pakonsultuar më parë në mbledhjen e kyer më datë 30 janar të këtij viti. Shoqata që ka ngritur ankesën i propozoi bashkisë të merren masa administrative ndaj personave përgjegjës sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi, kërkesë kjo e cila u pranua dhe u firmos nga komisioneri, Besnik Dervishi. 

Artikulli paraprakTRAJNIM PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT TË KARRIGEVE ME RROTA
Artikulli tjetërPD “KRYQËZON” ALUIZNIN DHE HIPOTEKËN