Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ka zhvilluar atë që mund të konsiderohet mbledhja më e rëndësishme e vitit. Këshilltarët bashkiakë kanë shqyruar buxhetin për vitin 2023 dhe atë afatmesëm 2023- 2025, paraprirë nga shqyrtimi i paketës fiskale, lidhur me taksat e tarifat vendore.
Në një fjalë të shkurtër në nisje të seancës, kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka vënë theksin tek investimet e munguara nga qeveria shqiptare, teksa ka kujtuar se në 7 vite janë dërguar për financim 42 projekte dhe janë miratuar vetëm prej tyre.
Në total, buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2023 do të jetë 3.2 miliardë lekë, nga të cilat 876 milion dot ë sigurohet nga të ardhurat e veta vendore. Pjesa tjetër sigurohen nga grantet e huaja me vlerë rreth 40 milio lekë, pjesa e mbetur nga burimet qendrore dhe për të përfunduar me rreth 10 milion lekë trashëgimi me destinacion.