Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka qenë e qetë përgjithësisht, por nuk kanë munguar akuzat teksa kalohej nen për nen Buxheti 2025 dhe u rrëzuan amendamentet e propozuara nga partitë opozitare.

Një episod i veçantë ka qenë ai i pasdites së sotme (3 Dhjetor), kur deputeti socialist Frrok Gjini u ngrit dhe shkoi në foltore, duke e ‘zaptuar’ pa lejen e kryeparlamentares.

Teksa ai kërkonte të fliste, Elisa Spiropali i është drejtuar me një batutë me nëntekst duke kujtuar sjelljen e opozitës.

“Zoti Gjini, për çfarë e kërkoni fjalën? Ju lutem! Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë… për çfarë?!”, i tha Spiropali deputetit.

Gjini e mori mandatin vitin e kaluar, menjëherë pasi Benet Beci u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës.

Artikulli paraprakPARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KURBIN!
Artikulli tjetërBRUKSEL, KRYEMINISTRI RAMA TAKIM ME PRESIDENTIN E RI TË KËSHILLIT EVROPIAN, ANTONIO COSTA